INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Vizitë e sukseseshme e gjithë Presidencës Ekzekutive të KSSH-së në Ankara në Zyrat Qëndrore të HAK-İS

Presidenca Ekzekutive e KSSH-së, Kryesur nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, zhvilloi një aktivitet të përbashkët dhe vizitoj Seline Qëndrore të te Konfederatës Turke të Sindikatave, Hak-İş Konfederasyonu, të ftuar nga Z. Mahmut Arslan, President i HAK-IS.
Kjo vizitë pune kishte një axhendë të ngjeshur takimesh dhe aktivitetesh dypaleshe, ku gjatë këtyre ditëve u zhvilluan aktivitete të rëndësishme me fokus:
1️⃣. Konferencë Shtypi e përbashkët e 2 Konfederatave, 🇹🇷 🇦🇱 HAK-İS dhe KSSH në mbështetje të popullit të pafajshëm të Palestinës, ku shprehën fuqimisht vendosmërinë e 2 Konfederatave për të luftuar së bashku për të shprehur mbështetjen e tyre për kauzën e drejtë të Palestinës për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për të bërë zërin e Palestinezëve të dëgjohet.
2️⃣. Një program trajnimi për çështje ekonomike dhe sociale me interes të përbashkët, si dhe në lidhje me situatën dhe botën e punës në Turqi, legjislacionin për Sindikatat në kuadër të proceseve Integriese të dy vendeve në Bashkimin Europian.
Në këtë trajnim me ekspertë të Konfederatës Turke, u thellua mbi organizimin sindikal në Turqi, sidomos proçedurën e regjistrit elektronik të anëtarësisë dhe rëndësinë për demokratizimin e sindikatës duke i dhënë të drejtën çdo punonjësi direkt online të zgjedhë me vullnet të lirë sindikatën ku do të anëtarësohet, mbi kontraktimit kolektiv, kuotizacionit ku çdo anëtar paguante një ditë pune për Sindikatën në muaj, etj.
Në këtë takim dypalësh kishte një shkëmbim eksperiencash dypalëshe ndërmjet përfaqësuesve të Federatave të KSSH-së, ku të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave ishin në pjesëmarrës dhe drejtuesve të HAK-İS.
3️⃣. Takime dypalëshe sindikale për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Federatave/ sektorëve të të dy Konfederatave
4️⃣. Në kthim Sindikalistët e KSSH vizituan Stambollin dhe mesuan më shumë mbi historinë, traditën dhe turizmin e kësaj nyeje nevralgjike Euro-Aziatike.

Share