INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Vazhdojnë të mblidhen sipas Kalendarit zgjedhor takimet e Asambleve zgjedhore Rajonale të KSSH në të gjithë Qarqet e vendit.

Sot zhvilloi punimet Asambleja zgjedhore e Rajonale e KSSH për Qarkun Shkodër. Punimet i drejtoj Koordinatori i KSSH për Qarkun Shkodër Z.Vate Demaj. Në takim Ishim prezent drejtuesit kryesor të KSSH.
Ky takim evidentoi arritjet e deri tanishme dhe përcaktoi sfidat për tê ardhmen për lëvizjen Sindikale në Qarkun e Shkodrës e cila shtrihet ne të gjitha profesionet dhe në të gjithë territorin e qarkut të ndarë sipas njësive administrative.
Presidenti I KSSH z.Kol Nikollaj theksoi se fushatat e KSSH në fushën e konsolidimit të rritjes së pagave nëpërmjet rritjes se produktivitetit si dhe rritja drastike e pensioneve janë objektiva prioritare të KSSH. Forcimi i strukturave tê Dialogut Social, ngritja e Këshillave vendore Tripalëshe, ,zbatimin dhe zgjerimi i Kontraktimit Kolektiv, rritja e eficensës së sigurisë e shëndetit në punë, trajmimi dhe kualifikimi profesional dhe ai sindikal, përfshirja e grave dhe të rinjve në Sindikata e në drejtimin e tyre do mbeten prioritetet kryesore i aktivitetit sindikal konfederativ të KSSH-së.
Asambleja zgjedhore në përputhje me Statutin dhe vendimet e Asambleve të Përgjithëshme të Federatave Sindikale dhe të KSSH zgjodhi delegatët për në Kongreset e Federatave përkatëse tê KSSH, të cilët do zhvillojnë punimet nga 7 Shtatori deri 1 Nëntor sipas Kalendarit zgjedhor të miratuar nga Asambletë e tyre dhe Asambleja e Përgjithëshme e KSSH.

Share