INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Tubimi për “Tarifa të Drejta, Punë të Denjë dhe Rrugë të Sigurta”, përfundoi me sukses!

Tubimi për “Tarifa të Drejta, Punë të Denjë dhe Rrugë të Sigurta”, përfundoi me sukses!

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Veprimit të ITF dhe ETF, Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë (anëtare e KSSH-së)  organizoi më 21 qershor një tubim të fuqishëm në Tiranë, ku qindra punonjës, sindikalistë dhe përfaqësues të sektorit u bashkuan për të ngritur zërin për të drejtat themelore në punë.

Ky tubim ishte një thirrje e qartë për ndryshim:

  • për pagesa të drejta që respektojnë dinjitetin e punëtorit,
  • për kushte pune të sigurta, ku asnjë jetë të mos vihet në rrezik për shkak të orareve të tejzgjatura apo mungesës së mbrojtjes,
  • për punë të denjë, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo punëtor trajtohet me respekt.

KSSH dhe FSPTTSH falënderojnë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit, organizatat sindikale, drejtuesit e mjeteve të transportit, kolegët e angazhuar dhe çdo qytetar që shprehu solidaritetin e tij.

Nuk u ngritëm vetëm për veten, por për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Treguam se bashkimi bën fuqinë, dhe se solidariteti nuk njeh kufij!

Share