INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Tiranë 28 Korrik 2023! Mblidhet Presidenca Ekzekutive e KSSH-së !

PE e KSSH analizoi me frymë përgjegjësie situatën aktuale social-ekonomike të punëmarrësve shqiptarë si dhe përcaktoj detyra e mori vendime të rëndësishme për të lehtësuar gjendjen e krijuar nga qeverisja jo e mirë , nga mungesa e zhvillimit dhe gjithpërfshirjes të dialogut social , nga politika shterpë dhe konfliktuale , nga deformimi i tregut punës , informaliteti në ekonomi , nga korrupsioni politik dhe ekonomik si dhe nga rënia e rrudhosja e aktivitetit sindikal, mos bashkpunimi dhe rakordimi i veprimtarisë sindikale , formalizimi në Kontraktimin kolektiv e vendosja e sindikatave përpara faktit të kryer nga papërgjegjshmëria e shumë punëdhënësve në sektorin publik e privat.

PE e KSSH vlesoj punën pozitive të drejtuesve dhe koordinatorëve të KSSH në qendër dhe në qarqe, rrethe e bashki dhe përcaktoj objektiva dhe detyra konkrete për të ardhmen , të cilat do përpunohen dhe miratohen në formën e një platforme dhe strategjie në veprim për 6 mujorin e dytë 2023 dhe vitin 2024.

Kjo platformë organizative e KSSH do të adresojë të detajuara të gjitha sfidat sindikaliste , sidomos në drejtim të sfidave ekonomike që lidhen me nismën e KSSH për reformimin tërësor të Sistemit të pagave të miratuar në KKP. Me riformulimin e modelit ekonomik në një model gjithëpërfshirës, në kushtet e reja post covid , post krizë apo në kuadër të proceseve integruese të cilat po avancojnë me shpejtësi. Me formalizimin e ekonomisë , luftën ndaj korrupsionit etj.
Një vend të veçantë do ti kushtohet të drejtave të punëmarrësve ,të drejtave të punës ,punësimit të punonjësve të huaj , emigrimit dhe lëvizjes se lirë të puntorëve , të drejtave dhe përfshirjes sociale. Tanzicionit të drejtë , ndryshimeve klimaterike , dixhitalizimit , ekonomisë së gjelbërt etj.

Pjesëmarrja e KSSH në proceset integruese Europiane u vlersua si kontribut pozitiv i Grupit të punës të Integrimit Europian i kryesuar nga Zv.Presidentja e KSSH , Znj. A. Subashi ,veprimtari e cila do vazhdojë të mbetet prioritet i aktivitetit të KSSH.

Pjesëmarrja në politikat publike , informimi , konsultimi dhe aktivizimi civil e publik i të gjithë strukturave të KSSH do të pësojë një metamorfozë ndryshimi, me qëllim faktorizimin tonë në jetën publike dhe mirqeverisëse të vendit tonë.
PE e KSSH ngriti disa grupe pune të posaçme me aktivistë dhe ekspertë të fushave përkatëse që do funksionojnë ad-hok pranë KSSH në lidhje me përgatitjen dhe konsolidimin e proceseve të Negocimit dhe Kontraktimit Kolektiv, të marrjes se iniciativave ligjore dhe përgatitjes së një pakete ligjore të posaçme Për Sindikatat , Kontratat Kolektive dhe Zgjidhjen miqësore të mosmarrveshjeve kolektive e individuale të punës.

PE e KSSH , vendosi që kjo platforme organizative e KSSH do marrë udhë zbatimi në mbledhjen e AP të KSSH e cila do zhvillohet në javën e parë të muajt shtator 2023.

Share