INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Tiranë 10.07.2023.! Projekti i zbatuar nga ILO “

Qasja në drejtësi në mosmarveshjet e punës nëpërmjet ndërmjetësimit dhe pajtimit në Shqipëri ” po shkon drejt fundit të tijë.

Ky projekt ishte një mbështetje për të tre partnerët social , strukturat e mardhënjeve të punës , të ndërmjetësimit dhe pajtimit si dhe të gjygjësorit shqiptar.

Gjatë kësaj kohe u rishikua dhe u rivlerësua sistemi aktual i zgjidhjes miqësore të mosmarveshjeve kolektive të punës si dhe u propozuan ide dhe u morën masa për ta përmirësuar kët sistem në përbërjen , funksionimin dhe shtrirjen e tij.

Në kët kuadër me dt.10.07.2023 u realizua një takim i rëndësishëm në selinë e KSSH i Presidentit të KSSH me vlerësuesin e këtij projekti Dr.Andrew Harvey i cili në fazën përmbyllëse të këtij projekti po zhvillon takime dhe intervista me partnerët kryesorë të projektit në Shqipëri.

Dr.Andrew Harvey theksoi se qëllimi kryesor i vlerësimit përfundimtar të pavarur eshtë që ai të japë një vlerësim të efektivitetit dhe qëndrueshmërisë së ndërhyrjeve të projektit përgjatë rezultateve , vlerësimin e performances sipas objektivave dhe treguesve të parashikuar të arritjeve në nivele të prodhimit të rezultateve , strategjitë dhe modalitetet e zbatimit të zgjedhura dhe marveshjet ndërmjet tre partnerëve , kufizimet dhe mundësitë si dhe për të diskutuar dhe sugjeruar rekomandime për të përmirësuar performancën dhe afrimin e shanseve dhe rezultateve për projekte në të ardhmen.

Presidenti i KSSH , Z.Kol Nikollaj e falënderoj në emër të KSSH dhe gjith punëmarrësve shqiptarë Dr.A. Harvey dhe ILO për kontributin e dhënë në implementimin e këtij projekti. Ai theksoi efektivitetin e këtij projekti i cili ka zgjeruar dhe konsoliduar më tej njohuritë dhe veprimet tona konkrete mbi qasjet efektive për parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve kolektive të punës .Mbi evidentimin e përvojave të suksesshme, të teknikave të menaxhimit të konflikteve si dhe adresimi e artikulimi më i drejtë dhe sipas standardeve të ILO i nevojave dhe kërkesave të palëve.
Futja e risive të reja për Diskriminimin , barazinë gjinore, gjithpërfshirjen dhe promovimi i një kulture të re dialog imi dhe negocimi merr rendësi të veçantë nga ky projekt.Përfshirja edhe e konflikteve individuale të punës , zgjerimi i tematikave dhe harmonizimi e plotësimi ligjor vazhdojnë të mbeten sfida për të tre partnerët për në të ardhmen.

Në takim morën pjesë dhe Znj Suzana Lulaj Sekretare e Përgjithëshme e Federatës se Tekstilit dhe Artizanatit ; Z.Klodian Islami Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Industrisë dhe Znj.Albana Llapi Avokate nga Departamenti Juridik i KSSH.

Z.Nikollaj falënderoj edhe ekipin e Projektit të ILO në Tiranë dhe në Budapest Për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në implementimin e tij , si dhe garantoj bashkëpunimin maksimal të KSSH për veprimtari e projekte të reja për në të ardhmen.

Share