INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, Qarku Tiranë

Takimi Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, Qarku Tiranë”,
Në ambjentet e Prefekturës së Qarkut Shkodër, u organizua takimi i parë i Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, ku Konfederata e Sindikatave të Kssh Qarku Shkodër vazhdon traditën e mirë të saj prej 30 vitesh të jetë Organizata Sindikale më e madhja dhe më përfaqësuese në të gjithë profesionet dhe sektorët e ekonomisë, publike e private në këtë qark. Në zbatim të ligjit përkatës dhe të Kodit të Punës, nga 5 përfaqësues që i përkasin sindikatave, 4 prej tyre vijnë nga Federatat Sindikale të KSSH, si organizata mazhoritare dhe më të përfaqësuara.
Ky trend mazhoritar në përfaqësimin sindikal të KSSH është prezent në të gjitha Qarqet e vendit.
Nën drejtimin e Nënprefektit Z.Hysaj, me përfaqësues të organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve, si dhe me strukturat shtetërore në nivel qarku, ky Këshill përbën një mekanizëm të ri të rëndësishëm të dialogut social për çështje që kanë të bëjnë me punësimin, formimin profesional, higjienën, sigurimin teknik, çështje ekonomike etj.
Sipas axhendës së takimit, u trajtuan:
Prezantim i Këshillit dhe anëtarëve përfaqësues
Problematika të lidhura me organizatat e punëdhënesve dhe punëmarrësve
Çështje dhe sugjerime në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social në qark
Miratimi i Rregullores së Brendshme të Këshillit dhe Sekretariatit Teknik
Share