Znj.Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, në cilësinë e Zëvëndës Presidentes së PERC mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Drejtues të PERC ku fokusi ishin:
Anisa Subashi, gjatë diskutimit së saj, një nga çështjet që ngriti, për të cilën dha një informacion dhe kërkoi mbështetjen e të gjithë kolegëve, por veçanërisht të ETUC – Konfederatës Europiane të Sindikatave, ishte për grevën që po zhvillon KSSH së bashku me minatorët, anëtarë të saj, në Minierën e bakrit në Spaç ku minatorët po përballen si me abuzimin e punëdhënësit, por edhe të institucioneve shtetërore, dhunën e treguar nga forcat e policisë, pushimet e padrejta dhe të jashtëligjshme sipas kodit të Punës, përhapjen e dezinformimeve të rreme kundrejt KSSH për tu përpjekur për të përçarë dhe kërcënuar minatorët, etj.
Ajo kërkoi mbështetjen e ETUC për t’iu adresuar institucioneve shqiptare, që nga Kryeministri dhe deri në ato përgjegjëse për çështjen dhe madje në qoftë se, do të vazhdohet të bëhet veshi i shurdhët ta çojmë çështjen në Komision Europian për mos respektim të të drejtave dhe dinjitetit të punonjësve në Shqipëri dhe minatorëve të Spaç-it. Patjetër për këtë do të çohet një shkresë zyrtare brenda ditës me detaje më të shumta dhe me gjithë institucionet për t’u adresuar ankesa.


