INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi i Komitetit Drejtues të PERC

Znj. Anisa Subashi, në cilësinë e Zëvëndës Presidentes së PERC, mori pjesë në takimin e radhës së Komitetit Drejtues të PERC, ku fokusi i takimit ishte:
Shkolla verore e PERC, një takim i Drejtuesve të Konfederatave anëtare të PERC, ku diskutohet mbi punën e bërë, problematikat që kërkojnë një vëmendja të shtuar nga PERC dhe gjithë Konfederatat anëtare të saj, si dhe për politikat dhe prioritetet e punës së PERC në vazhdim, e cila do të zhvillohet në Korrik.
Konferenca Ndërkombëtare e Punës (ILO), e cila zhvillohet si çdo vit në Gjenevë dhe ku ITUC dhe të gjitha Konfederatat duhet të punojnë fort për 2 javë mbi çështjet e që është rënë dakort së bashku të 3 palët (Qeveri-Sindikata-Punëdhënës) dhe këtë vit fokusit i rëndësisë do ti jepet:
Rreziqet Biologjike – diskutimi për një Konventë dhe Rekomandim
Ekonomia e Platformë – diskutimi për një Konventë dhe Rekomandim
Kalimi Drejt Formalitetit – diskutimi grupit të ekspertëve
Raportimet mbi mosrespektimin e Konventave të vendeve të cilat do të jenë në listën e shkurtër të ankimeve.
Etj.
Aspektet financiare dhe Plani i punës për 2025.
Share