INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi i Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave (GMIP) “Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor”.

📍Tiranë
GMIP funksionon si një forum sektorial dhe ndërsektorial për menaxhimin e integruar të politikave të zhvillimit të kapitalit njerëzor, në zbatim të Urdhrit nr. 90, datë 1.8.2023, “Për marrjen e masave për zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale/ndërsektoriale, si dhe ngritjen dhe riorganizimin e mekanizmit sektorial/ndërsektorial të integruar”.
Ky grup drejtohet nga ministri përgjegjës për fushën e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit.
Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH) është anëtare e GMIP.
Së bashku me drejtues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së, Ambasada Zviceriane, Banka Botërore, AKPA, ISHPSHSH, ILO, etj., në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në kuadër të reformave si:
1- Programi i përbashkët M-GA i Agjencive të KB në Shqipëri dhe Bankës Botërore “Përshpejtimi i tranzicionit drejt një sistemi të mbrojtjes sociale gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara dhe integrimi ndërmjet sistemit të ndihmës ekonomike, shërbimeve sociale dhe sigurimeve shoqërore”;
2- Prezantim dhe diskutime mbi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 15/2019, datë 13.4.2019 ‘Për nxitjen e punësimit’, i ndryshuar”;
3- Diskutime dhe reflektime rreth projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 15/2019, datë 13.4.2019 ‘Për nxitjen e punësimit’, i nryshuar”;
4- Prezantim dhe diskutime mbi projektligjin ‘Për Kujdesin Alternativ në Familje’, projektligjit ‘Për Parandalimin dhe Mbrojtjen ndaj Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje’, si dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët;
5- Prezantim dhe diskutime për Arsimimin e Nxënësve me Aftësi të Kufizuara. Përparësi dhe Zhvillime.
Share