Në kuadër të Projektit të Sindikatave Union to Union
“Ngritja e kapaciteteve sindikale në EJL dhe NIS” i mbështetur financiarisht nga ILO-ACTRAV, u organizua
Takimi Rajonal i PERC për ekspertët ekonomikë nga EJL dhe NIS nga Konfederatat e Rajonit të PERC, ku KSSH u përfaqësua me ekspertën Znj. Loreta Kodra.
Fokusi kryesor i takimit ishte mbi konceptin e pagës së jetesës të miratuar nga ILO, si dhe informimi nga pjesëmarrësit për zhvillimet e pagave në vendet përkatëse dhe politikat/argumentet e sindikatave për proceset e përcaktimit të pagave, si për pagën minimale kombëtare ashtu edhe për negociatat kolektive.
Znj. Kodra dha një informacion të gjerë mbi sistemin e pagave në Shqipëri, pagën minimale, etj., me shifra dhe tabela, si edhe përpjekjet e KSSH-së për minimumin jetik, që rreth 10 vite përpara duke bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, por edhe në vazhdimësi në shumë tavolina dhe grupe, si dhe përpjekjet e kërkesat që ka bërë për njehsimin e pagave për të njëjtin pozicion në të gjithë Bashkitë e vendit, rritjen e pagës minimale, etj. Po aq I rëndësishëm është e Kontraktimi Kolektiv dhe negocimet gjithmonë kanë qënë intensive.
Nga ekspertë të ILO-s dhe ITUC u tha informacion mbi përkufizimin trepalësh të ILO-s dhe instrumentet e ILO-s mbi pagat,; Vënia në punë e pagave të jetesës: Çfarë ndryshoi pas miratimit të ILO ;Zhvillimet e pagave – Raporti i pagave globale: fokusi në Evropë; Rritja e pagave, politikat e pagave dhe përvoja në Evropë Paga e jetesës përtej konceptit: Një vështrim në ekonominë informale dhe strategjitë e sindikatave.