Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) Oliver Röpke kryesoi një delegacion te EESC në Shqipëri për të marrë pjesë në Forumin e Lidhjes së Tiranës 2024 (TCF) dhe për t’u angazhuar në takime të nivelit të lartë me palët e interesuara shqiptare. Vizita është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të EESC për të mbështetur proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht përmes përgatitjeve për Komitetin e Përbashkët Konsultativ të Shoqërisë Civile BE-Shqipëri (KPK).
Misioni përfshinte takime dypalëshe me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, me diskutime të fokusuara në Procesin e Berlinit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Ai zhvilloi gjithashtu një takim produktiv me Kryenegociatoren e Shqipërisë, znj. Majlinda Dhuka, ku ishte e pranishme Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Znj. Delina Ibrahimaj. Diskutimet u rrotulluan rreth negociatave në vazhdim të anëtarësimit në BE dhe reformave për të përmirësuar klimën e biznesit të Shqipërisë.
