Në Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) po zhvillohen takime intensive pune, me fokus analizën e ecurisë së punës dhe përcaktimin e prioriteteve për një fillim të mbarë të muajit Nëntor, si dhe përmbushjen e objektivave deri në mbyllje të vitit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua analizës dhe debatit mbi projektbuxhetin e KSSH-së për vitin e ardhshëm, duke synuar një planifikim sa më efektiv të burimeve dhe forcimin e kapaciteteve organizative e vepruese të konfederatës.
Prioritetet kryesore të punës dhe zhvillimit të KSSH-së janë:
1- Forcimi i sindikatave të bazës dhe rritja e rolit të tyre në mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.
2- Decentralizimi i kompetencave dhe rritja e përgjegjësive në të gjitha nivelet organizative.
3- Forcimi i organizimit horizontal konfederativ dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave sindikale.
4- Përfshirja e shërbimeve sindikale të KSSH-së në platformat e reja dixhitale, në funksion të modernizimit dhe rritjes së efikasitetit.
5- Zgjerimi i shtrirjes dhe përfaqësimit sindikal në sektorët privatë të ekonomisë.
6- Promovimi dhe përfshirja aktive e të rinjve dhe grave në drejtimin dhe vendimmarrjen sindikale, në të gjitha nivelet e organizimit.
Qëllimi ynë është një KSSH më e fortë, më moderne, më përfaqësuese dhe më pranë punëmarrësve !
Përmes analizës, debatit konstruktiv dhe angazhimit të përbashkët, synojmë të ndërtojmë një organizim sindikal më të qëndrueshëm, më demokratik dhe më efektiv, në përgjigje të sfidave të tregut të punës dhe interesave të anëtarësisë.
“Së bashku për një lëvizje sindikale më të fortë”


