Në Zyrat Qëndrore të KSSH-së u zhvillua një takim pune duke diskutuar mbi disa çështje organizative pune të rëndësishme për punën e KSSH-së gjatë vitit 2025 dhe prioritetet për fillimin e këtij 3 mujori:
Ndër çështjet e këtij takimi ishin:
Përgatitjen e konstituimit të Asamblesë së Përgjithshme të KSSH-së, në frymën e vendimeve të rëndësishme të Kongongresit të 7 tëe KSSH-së dhe Statutit e Rregullores Elektorale të KSSH-së.
Punën e deritanishme, problematikat dhe çështjet ku janë fokusuar gjatë kësaj periudhe, si dhe prioritetet e Federatave, si ajo e Administratës Publike, Industrisë, Shëndetësisë.
Angazhimi dhe prioritetet e punës, fushatave, trajnimeve, etj. të Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë – QTSSSH, të KSSH, si dhe listimin e aktiviteteve kryesore vjetore të rëndësishme për KSSH-në.
Puna e Këshillit Rajonal të Tiranës
Politikat dhe mënyrën e fokusimit të punës së Rjetit të Rinisë së KSSH-së