INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim Online i FSPBUPPASH– EFFAT “Sugar Sectoral Social Dialogue”.

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Punonjësve të Bujqësisë, Ushqimit, Pylltarisë, Peshkimit dhe Ambientit të Shqipërisë ( FSPBUPPASH) anëtare e KSSH, Znj. Anisa Qose mori pjesë në takimin online të organizuar nga EFFAT, mbi ndikimin e marrëveshjeve tregtare të BE-së në sektorin e sheqerit.
1. Presion nga importet me kosto të ulët
Marrëveshjet tregtare rrisin importet e prodhuara nën standarde më të ulëta, ndërsa prodhuesit e BE-së përballen me rregulla më të ashpra dhe kostot në rritje.
2. Rëndësia strategjike e sektorit
-Sheqeri i panxharit është kyç për:
-Sigurinë ushqimore.
-Punësimin rural.
-Qëllimet mjedisore të BE-së.
-Ka një ndërvarësi të fortë midis fermerëve dhe fabrikave të sheqerit.
3. Pasojat strukturore
20 fabrika sheqeri u mbyllën që nga fundi i kuotave në 2017
5 fabrika të tjera u mbyllën në vitin 2025
Rezultati: humbje vendesh pune dhe rënie e aktivitetit rural
4. Rreziku aktual
Presioni i marrëveshjeve tregtare destabilizon sektorin tani. Pa veprime të BE-së:
-Më shumë mbyllje fabrikash.
-Humbje të tjera të vendeve të punës rurale.
-Rritje e varësisë nga importet jo të qëndrueshme.
5. Çështje më të gjera;
Problemet e sektorit prekin:
-Konkurrencën e ndershme.
-Integritetin mjedisor.
-Vitalitetin rural.
-Autonominë strategjike të BE-së.
6. Roli i dialogut social
Sindikatat dhe partnerët socialë duhet të jenë pjesëmarrës aktiv në hartimin e politikave, duke garantuar transparencë, konsultime dhe mbështetje për punëtorët.
Share