INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim në kuadër të Kornizës së trajnimit, formimit dhe rritjes së aftësive të KSSH/ QTSSSH

Për KSSH ka qënë dhe është e rëndësishme formimi, trajnimi, përmirësimi i aftësive profesionale dhe rikualifikimi i punonjësve në erën e re të ndryshimeve të tregut të punës dhe nevojave që sot tregu kërkon. Për këtë që nga 1996 ka Qendrën e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë #QTSSSH, e cila funksionon si një strukturë mbështetëse e KSSH-së dhe punonjësve shqiptar me një axhendë mjaft aktive, në ambjentet e saj, por edhe në të gjithë Shqipërinë, prej kaq shumë vitesh.
Për këtë edhe vlerësimi, mbështetja dhe bashkëpunimi me kolegët ndërkombëtar është po aq i rëndësishëm dhe ndihemi krenar kur marim vlerësime pozitive dhe nxitëse nga ata mbi strategjinë e KSSH-së për trajnimin dhe formimin, si dhe për punën e QTSSSH gjatë gjithë këtyre viteve.
Share