Për KSSH-në është gjithmonë kënaqësi të mirëpresë në Zyrat Qëndrore të KSSH-së, Z. Rudy Porter, Drejtor i Programit Rajonal për Europën dhe Azinë Qëndrore të Qendrës së Solidaritetit, të shoqëruar nga Z. Steven McCloud, Drejtori i Qendrës së Solidaritetit të Zyrës në Tiranë dhe Znj. Kejsi Gaxha, Asistente Programi në Qendrën e Solidaritetit Tiranë.
Z. Kol Nikollaj, Presidenti i KSSH-së e informoi mbi zhvillimet e fundit në aspektin politik dhe sindikal, dialogun social, si në aspektin trepalësh, por edhe atë dypalësh me Qeverinë dhe Punëdhënësit, funksionimin e Këshillit Kombëtar të Punës, bashkëpunimin dhe punën e institucione të tjera si ILO, Inspektoriati Shtetëror i Punës, AKPA, strukturat e ndërmjetësimit dhe pajtimit, etj.
Në fokus të bisedimeve ishte dhe puna e KSSH-së dhe Federatave të saj, sektorët e fokusimit të punës, rritja e kontratave të reja, problematikat e ndryshme, si dhe adresimin e tyre, mungesa e fuqisë punëtore, punonjësit e huaj, etj.
Informuam për kërkesën tonë në KKP për një reformë në sistemin e pagave, si objektiv të KSSH për 1 Maj për këtë vit, kërkesë e cila u mor në konsideratë nga Qeveria dhe për të cilën edhe KSSH ka bërë planet e punës, të cilat i diskutuam edhe me kolegët amerikanë.
Në interes të kolegëve ishte dhe situata me përfaqësimin si duhej në Konferencën Vjetore të ILO-s, por që Presidenti i KSSH-së i informoi që pavarësisht se procedurat duhej të ishin mbyllur, nuk ka asnjë organizimin dinjitoz për pjesëmarrje. KSSH mbështet votimin e Art.33
Kolegët amerikan zhvilluan edhe një takim 🤝 me.Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë – FSPTKSHASH, ku diskutuan mbi sektorin e tektilit, vështirësitë, punonjësit, problematikat si dhe zhvillimin e një bashkëpunimi dypalësh .
Në fund miqtë amerikanë i falenderuam për gjithë miqësinë dhe mbështetjen që I kanë dhënë KSSH gjatë gjithë këtyre viteve dhe që vazhdojnë ti japin. Ne u jemi mirënjohës dhe falenderues.