Kryetarja e Kuvendit, Znj.Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile për prezantimin e risive të platformës së konsultimit publik të Kuvendit të Shqipërisë.
Konfederata e Sindikatave u përfaqësua nga Presidenti i saj , Z. Kol Nikollaj.
Kryetarja e Kuvendit në këtë takim vlerësoi se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe përfshirja aktive e publikut në proceset parlamentare janë elementë thelbësorë për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe funksionale. Znj. Spiropali theksoi se transparenca është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030.
Kryeparlamentarja Spiropali shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen europiane është sot kryefjala e punës së Kuvendit dhe çdo institucioni, si shprehje e dëshirës dhe kërkesës së qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE.