INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i lidershipit të KSSH-së me Znj.Claire Harasty, Drejtoreshë e ILO-s për Europën Qëndrore dhe Lindore.

Takim i Presidentit të KSSH, Kol Nikollaj dhe Zëvendës Pesidentes, Anisa Subashi me Claire Harasty, Drejtoreshë e ILO-s për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Zhulieta Harasani, Koordinatore e ILO-s për Shqipërinë.
Diskutimet u përqendruan në dialogun social në vend, dhe veçanërisht në rolin e partnerëve socialë në zbatimin e reformave që Shqipëria duhet të zbatojë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, si dhe në arritjen e OZH-ve.
Presidenti i KSSH-së theksoi rezervat e tij mbi dialogun social dhe Këshillin Kombëtar të Punës pasi edhe pse u vendosën kritere të sakta për përzgjedhjen e anëtarëve, proçesi nuk ishte as transparent dhe as në plotësim të kritereve. Për këtë arsye, pas diskutimeve në Presidencën Ekzekutive, KSSH ka ndërmarrë vendimet e saj, të cilat ia shpjegoi edhe Znj.Harasty.
Gjithashtu theksoi rëndësinë dhe angazhimin e KSSH për të përafruar legjislacionin e punës të Kapitullit 19 me acquis të BE-së për të përmirësuar kushtet e denja të punës dhe për t’u përgatitur më së miri për t’u bashkuar me tregun e BE-së.
Anisa Subashi e informoi me detaje mbi grevën që po zhillon KSSH në minierën e bakrit në Spaç, ku nga ana e minatorëve dhe KSSH-së shprehu pakënaqësinë kundrejt Ministrisë përgjegjëse për punën dhe disa institicione qeveritare për mosndërhyrjen si duhet në përmbushje të detyrës së tyre kushtetuese, të cilat në vend që të qartësojnë ujrat dhe justifikimet që përdor punëdhënësi për të mos pranuar një të drejtë kushtetuese për t’u organizuar dhe përfaqësuar nga Sindikata që ata zgjedhin, mbajnë anën e punëdhënësit dhe justifikohen me arsye qesharake dhe që i nxjerrin si të pa informuar mbi legjislacionin që mbulon detyrat e tyre.
Claire Harasty përsëriti mbështetjen teknike të ILO-s për të përmbushur më së miri Punë të Denjë dhe angazhimet për anëtarësimin e vendit në BE, si the mbi çështjen e grevës ajo shprehu se Konventat themelore të ratifikuara nga shteti shqiptar njohin të drejtën e organizimit dhe grevës dhe shteti duhet të jetë garantues i lirive të punonjësve për tu organizuar dhe kërkojnë të drejtat e tyre.
Share