Takimi ishte informues mbi situatën e krijuar nga greva e minatorëve në Spaç dhe mbi domosdoshmërinë e gjetjes së mjeteve dhe rrugëve për të vendosur urat e dialogut dhe uljen e palëve punëmarrës dhe punëdhënës për të dialoguar dhe për të futur në rrugën ligjore zgjidhjen e kërkesave legjitime dhe themelore të puntorëve të organizuar dhe të përfaqësuar në sindikatë.
Kryebashkiaku Z.Albert Melyshi vlerësoj qëndrimin transparent dhe ligjor të ndjekur nga KSSH si dhe u angazhua të negociojë dhe me punëdhënësin, i cili duket qartë se ka mungesë informacioni dhe paqartësi në lidhje me organizimin e lire kolektiv dhe sindikal në përputhje me standartet Europiane.
Të dy palët ranë dakord të ruajnë bashkëpunimin dhe të shkëmbejnë informacion e të ndërmarrim veprime të përbashkëta në të ardhmen. Nesër një takim i tillë do mbahet si takim ballafaques në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila do ketë edhe rolin e ndërmjetësit dhe arbitrit mes palëve.
KSSH është e gatshme dhe gëzon e manifeston gjithë kapacitetin e saj organizativ dhe profesional për mbrojtje dhe përfaqësim dinjitoz, profesional, ligjor e të besuar për minatorët dhe gjithë punëmarrësit Shqiptar.


