INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i Asamblesë Rajonale të KSSH-së në Qarkun Vlorë

Me datë 23 Janar në ambientet e Hotel “Pavarësia” Vlorë është mbledhur Asambleja Rajonale e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) për Qarkun Vlorë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të këshillave sindikale të ndërmarrjeve dhe institucioneve kryesore në Vlorë. Nga strukturat drejtuese te KSSH mori pjesë Z. Kol Nikollaj, President i KSSH dhe Z. Hajdar Kanani, Sekretari Organizativ i KSSH.

  1. Kujtim Myrtaj, Kordinator i KSSH për Qarkun Vlorë paraqiti gjendjen aktuale social ekonomike për Qarkun Vlorë, dhe analizoj punën dhe detyrat që dalin për strukturat e KSSH për vitin 2020.

Në takim u analizua situata aktuale sociale dhe ekonomike në qarkun Vlorë, sfidat e KSSH-se per vitin 2020.

Rritja e pages minimale dhe pagave ne tersi, si dhe percaktimi, njohja dhe shpallja e minimumit jetik zyrtar.
Ndalimi i largimit te punonjesve te kualifikuar per jashte vendit, sidomos mjekeve, infermiereve dhe te rinjve ne tersi.
Permirsimi  rrenjesor i sigurise dhe shendetit ne pune.
Njohja dhe miratimi nga Parlamenti i Statusit te Moshes se trete (Statusi i Pensionistit).
Miratimi nga shteti shqiptar i Konventes Nr. 190 te ILO-s, se bashku me rekomandimin Nr. 206 te saj : “Per ngacmimet ne vendin e punes”
Miratimi i nje ligji specifik per Sindikatat, Perfaqesushmerine sindikale, kontratat kolektive dhe zgjidhjen e konflikteve kolektive.
Miratimi i Statusit te Mesuesit, ose Urdherit profesional te mesuesit, si nje profesion i rregulluar me ligje.
Shtrirja e anëtarsimit sindikal ne sektorin privat, si dhe permirsimi rrenjesor i kontraktimit kolektiv.

Keto jane disa nga sfidat e KSSH gjate vitit 2020, te cilat u artikuluan dhe u miratuan ne Asamblene e qarkut Vlore. Këto probleme qe do ti rekomandohen Asamblese se Pergjitheshme te KSSH per ti miratuar si vendime.

 

Share