INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim dypalësh nëpërmjet KSSH-së dhe Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë dhe HAK-IS dhe Hizmet-is

Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, dhe Znj Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH zhvilluan një takim dypalësh në Seline Qëndrore të Konfederatës Turke të Sindikatave, Hak-İş Konfederasyonu, të ftuar nga Z. Mahmut Arslan, President i HAK-IS, dhe President i Sindikatës Turke të Punonjësve të Administratës Publike – Hizmet-is.
Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh jo vetëm të Konfederatës, por më së shumti mbi atë ndërmjet dy Sindikatave FSAPSHCSH dhe Hizmet-is, në respekt edhe të marrëveshjes dypalëshe që këto sindikata kanë, si dhe planifikimeve të aktiviteteve të përbashkëta.
Znj. Subashi gjithashtu edhe njëherë shprehu vendimin e FSAPSHCSH për të mbështetur çështjen e popullit të pafajshëm civil.të Palestinës dhe për të vazhduar sëbashku punën në mbështetje të zgjidhjes së konfliktit, lirimit të pengjeve, largimi I Izraelit nga territoret e pushtuara dhe të arrihet një zgjidhje me dy shtete në përputhje me Rezolutat nr 242 dhe 338 te Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Është tragjike që nga 7 Tetori 40 mijë njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën dhe 90 mijë Palestinezë janë plagosur në territoret e pushtuara Palestineze, veçanërisht në Gaza. Më shumë se 16 mijë fëmijë dhe foshnje të pafajshme kanë humbur jetën pa mëshirë nën rrënoja. Arena Ndërkombëtare nuk mundet më të bëjë “sytë qorr” dhe “veshët e shurdhët”, por duhet të ndërmerren veprime për ndjekjen penale të Shtetit të Izraelit dhe të gjithë udhëheqësve të tij,veçanërisht Netanyahu, në gjykatën ndërkombëtare të kriminelëve të luftës, dhe duhet të vendosen të gjitha llojet e sanksioneve ndaj Izraelit menjëherë për të ndaluar masakrat dhe këtë genocid që po kryhet.

Share