Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së priti në një vizitë dypalëshe, në Selinë Qëndrore të KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise , kolegun Z. Igor Zubcu, President i Konfederatës Kombëtare të Sindikatave të Moldavisë Confederația Națională a Sindicatelor din Moldova (CNSM) dhe President i PERC – Këshillit Rajonal Pan-Europian të ITUC, ku së pari I shprehu vlerësimin dhe mirëseaedhjen në KSSH dhe Shqipëri. Ai diskutoi për aktivitetin dhe prioritetet e KSSH-së, si dhe perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Si dy Konfederata, të cilat të dyja kanë Qendra Trajnimi, Edukimit dhe Kërkimi, KSSH dhe CNSM mund të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin me aktivitete të përbashkëta të këtyre qendrave. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e plotë të KSSH-së për mikun Zubcu gjatë gjithë mandatit të tij si President i PERC dhe se Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e PERC do të jetë mbështetëse në çdo politikë dhe prioritet pune të PERC.
🗣 Z. Igor Zubcu, President i CNSM dhe President i PERC, falenderoi KSSH për mikrpritjen, si dhe për mbështetjen për zgjedhjen e tij si President i PERC dhe u shpreh i hapur për intensifikimin e bashkëpunimit me Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë. Si dy vende që janë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian patjetër që fushat e përbashkëta për bashkëpunim janë të shumta dhe se duhet të kontribuojmë për të përfaqësuar dhe sjellë zërin e punonjësve në të gjitha çështjet dhe hallkat e këtij proçesi.