Më 17 prill, në Xheko Imperial, u mblodhën përfaqësues të BE-së, të Qeverisë, Sindikatave dhe OJF-ve nga Shqipëria e Europa për të ndarë përvoja dhe ide mbi zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), Organizuar nga @cdi.al në bashkëpunim me @eesc_europa dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.
Bashkë për transparencë, përfshirje dhe reforma me ndikim real!
Në këtë takim Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë – KSSH përfaqësohej nga Znjsh. Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH-së, si dhe Anëtare Kandidate për Zgjerimin (ECMs) në EESC.
Krisela Hackaj (CDI), Philipp Arnold (Ambasada Zvicerane), dhe Hubert Perr, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së folën mbi Shqipërinë dhe ecurinë e saj në proçesin integrues dhe rëndësinë e shoqërisë civile në këtë rrugëtim.
Elena-Alexandra Calistru dhe Justyna Kalina Ochędzan, anëtare të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), ndanë praktika dhe modele për monitorimin, pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe ndikimin e saj në politikat publike në vendet anëtare të BE-së dhe gjithashtu ndanë eksperincat e tyre dhe të vendeve prej të cilave vijnë, Polonia dhe Rumania.