INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Sesioni 112 i ILC – Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e Punës

Në Gjenevë nga data 03-14 Qershor 2024 u organizua nga ILO Sesioni 112 i Konferencës Ndërkombëtare të Punës, ku fokusi i punës së këtij viti ishte në tre diskutime tre-palëshe:
1️⃣. Rreziku biologjik,
2️⃣. Parimet Themelore dhe të Drejtat e Punëtorëve
3️⃣. Puna e Denjë dhe Ekonomia e Kujdesit
Një çështje e rëndësishme këtë vit në Konferencën ishte dhe Forumi Inagurues i Koalicionit Global për Drejtësi Sociale, një vendimmarrje e Trupit Qeverisës të ILO-s që në Nëntor 2023 dhe ku KSSH është partnerja e vetme nga Shqipëria dhe ku gjatë këtij viti ka bërë shumë aktivitete me fokus në çështje që lidhen me Drejtësinë Sociale.
Në këtë Konferencë ishte pjesëmarrës edhe Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dh Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidentja e KSSH-së ku gjatë ditëve të Konferencës zhvilluan takime me shumë kolegë dhe partner ku diskutuan mbi çështjet, problematikat dhe si të përmirësohet dialogu social në Shqipëri, por gjithashtu dhe shumë çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës dhe anëtarët e KSSH-së.
Ndër figurat kryesore që Presidenti i KSSH-së takoi dhe diskutoi ishin: Z. Gilbert F. Houngbo, Drejtori i Përgjithshëm i ILO, Z. Luc Triangle, Sekretari i Përgjithshëm i ITUC, Z. Oliver Röpke, President i EESC, Z. Marcus STROHMEIER, Drejtori i Politikave Ndërkombëtare të Konfederatës Austriake ÖGB, Znj. Sabine Fandrych, Drejtore e Përgjithshme e Friedrich Ebert Stiftung, Z. Igor Zubcu, President i PERC, Z. Anton Leppik, Secretari Organizativ i PERC , Z. Jeff Vogt, Drejtor I Përgjithshëm i ILAW, Z. Mikael Levi, Sekretar i Përgjithshëm i SOLIDAR, e shumë kolegë të tjerë nga ETUC, IndustriALL Global Union, PSI, Federata Ndërkombëtare e Ndërtimit, kolegë nga Konfederatat nga Italia, Greqia, Gjermania, Amerika, Brazili, Anglia, Gjeorgjia, Serbia, etj.
Një ftesë të veçantë KSSH-së kishte edhe në pritjen e organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, ku Drejtorja e Përgjithshme e FES, Dr. SABINE FANDRYCH shprehu vlerësimin e saj për KSSH-në dhe padyshim që zyra e Berlinit do të vazhdojë të kontribuojë nëpërmjet FES Tirana për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, ku ndër vite FES ka mbështetur KSSH-së në aspektin e edukimit, trajnimit, demokratizimit dhe forcimit të kapaciteteve të KSSH-së. Presidenti i KSSH-së i shprehu asaj keqardhjen që nuk mund të ishte në aktivitetin e FES Tirana, ku ishin të ftuar Presidenti dhe Zëvëndës Presidentja e KSSH-së, për lamtumirën e Drejtores Znj. Stine Klapper dhe mirëseardhjen e Znj. Katharina Hofmann, por i shprehu vlerësimin maksimal për punën e bërë nga Znj. Klapper dhe shprehu besimin se fryma e mirë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së FES Tirana – KSSH do të vazhdojë të jetë produktiv.

Share