Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) dhe Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSS), me mbështetjen e Qendrës Amerikane për të Drejtat dhe Solidaritetin në Punë (Solidarity Center), Zyra e Tiranës, organizoi Trajnimin mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP), ku mblodhi 25 Drejtues Rajonal të FSPSHSH-së.
Znj.Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e QTSSSH, moderoi dhe hapi seminarin, ku falenderoi Qendrën e Solidaritet për gjithë mbështetjen gjatë këtyre viteve dhe Znj.Bruna Hylviu, Drejtuesen e Projektit për punën mjaft të mirë dhe profesionale të bërë gjatë këtyre viteve.
Znj.Kol Nikollaj, President i KSSH-së, përgëzoi pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre dhe për udhëtimin nga gjithë Shqipëria, për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili synon ngritjen e kapaciteteve për përmirësimin e standardeve të SSHP-së. Ai gjithashtu bëri thirrje grave dhe vajzave që të kryejnë kontrollet për kancerin e gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë, fushatën globale kundër kancerit të gjirit. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të standardeve të SSHP-së në institucionet shëndetësore për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe për të garantuar cilësi më të lartë në shërbimet ndaj pacientëve.
Znj.Bruna Hylviu informoi mbi Qendrën e Solidaritetit, punën që bën dhe rëndësinë që i jep mbështetjes së Sindikatave.
Dy ekspertet nga Ministria e Shëndetësisë prezantuan legjislacionin aktual për SSHP-në dhe Kontratën Kolektive të avancuar të KSSH-së, e cila përfshin parimet e Konventës Nr. 190 të ILO-s, duke mundësuar mbrojtje më të mirë për gratë dhe burrat nga dhuna dhe ngacmimet në vendin e punës.
Anisa Subashi, prezantoi Konventën e re të ILO-së Nr. 192 për Rreziqet Biologjike në Mjedisin e Punës – standardin e parë ndërkombëtar të punës për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj rreziqeve biologjike, të miratuar nga ILO në Qershor 2025.
Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit ngritën disa çështje kyçe që lidhen me SSHP-në, përfshirë:


