INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Rritja e pagës minimale në 30 mijë lek/muaj, KSSH ka dhënë kontributin e saj.

Konfederates se Sindikatave të Shqipërisë në mënyrë të vazhduar ka kerkuar rritjen e pagës minimale, prej disa vitesh radhazi ka insistuar prane institucioneve shtetërore e në mënyrë të vecantë pranë Këshillit Kombëtar të punes për rritjen e pagës minimale.

Duke filluar nga data 1 Janar 2021, paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas ose i huaj, do të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809, datë 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %. Kjo rritje synon ruajtjen e nivelit të jetës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor.

Kjo do te ndryshoje edhe detyrimin per sjgurimet shoqerore dhe shendetesore. Aktualisht pagesa e kontributeve të detyrueshme te sigurimeve shoqërore llogaritet 24.5 për qind, nga të cilat 15.0 për qind mbulohen nga punëdhënësi dhe 9.5 për qind nga punëmarrësi.

Ndërkohë për sigurimet shëndetësore detyrimi është 3.4 për qind, nga të cilët 1.7 për qind i paguan biznesi dhe pjesën tjetër i punësuari. Pra, në total, 11.2 për qind e kontributeve paguhet nga vetë te punesuarit, ndërsa 16.7 për qind nga punedhenesit.

Për pagën 26 mijë lekë, ky detyrim për punëmarrësit ishte 2912 lekë, ndërsa për biznesin 4342 lekë. Me rritjen e pagës minimale, detyrimi për te punesuarit do të bëhet 3360 lekë, pra do të rritet me 448 lekë, ndërsa për punedhenesit do të bëhet 5010 lekë, duke patur një rritje me 668 lekë në muaj.

Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare është 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

Vlen të theksohet se rritja e pagës minimale deri në 30 mijë lekë do të vazhdojë të mbajë të paprekur këtë kategori nga tatimi mbi të ardhurat. Tatim mbi të ardhurat për rrogat deri në 30 mijë lekë është zero.

Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale do të shoqërohet edhe me rritjen e pagës maksimale, e cila aktualisht është në vlerën e 114,670 lekëve.

Konfederates se Sindikatave të Shqipërisë ka patur dhe do të ketë gjithnjë në qendër të vëmendjes së saj rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës për gjithë punëmarrësit shqiptar.

Share