Ditën e sotme, Z. Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë, anëtare e KSSH-së dhe Z. Pjetër Gjinkola, Koordinator i KSSH-së për Qarkun Lezhë zhvilluan një takim të suksesshëm pune në portin detar të Shëngjinit me Z. Sander Marashi, Drejtor i Portit dhe drejtues dhe anëtarë të Këshillit Sindikal të Portit.
Porti i Shëngjinit ndodhet në një proçes ristrukturimi, sipas vendimit të Këshillit Mbikqyrës të tij do të këtë një ulje të fuqisë punëtore me qëllim përmirësimin e performancës ekonomike të kësaj ndërmarrjeje.
Në takim u diskutua për rrugët dhe procedurat që duhen ndjekur duke u mbështetur edhe në konkluzionet dhe përfundimet e projektit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës të implementuar nga ILO, ku Porti I Shëngjinit ka qënë një nga ndërmarrjet e implementimit të këtij projekti.
U ra dakort që të ngrihet një komision I posacëm për të zgjidhur të gjithë mosmarrëveshjet që krijohen gjatë procedurës së risktukturimit, ku ky komision do të ketë asistencën e Federatës, si nënshkruese e Kontratës Kolektive të Punës dhe Departamentit Juridk të KSSH-së. Qëllimi I këtij komisioni është që konfliketet të zgjidhen brend kompanisë, në një kohë sa më të shkurtër dhe pa qënë e nevojshme që të krijohen mosmarrëvesdhje apo situate të tjera gjyqësore, të cilat do ta vononin zgjidhjen e ankesave të punonjësve.
Z. Gjinaj në fjalen e tij nënvizoi se reforma duhet të jetë transparente dhe me kritere sipas “Kodit të Punës”. Ne do jemi gjithmonë në krah të punonjësve për cdo problem dhe mosmarreveshje që mund të lindë në të ardhmen.