INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Pensionet per ket vit do të indeksohen me vetëm 4.1% në muajin tetor

Ne fundviti do shperblehen me bonus , vlerat e fashave shperblyese do percaktohen deri ne fundvitit , te ndare ne dy fasha per te gjithe pensionistet. Pensionistet me pensione te ulta dhe te mesme do marrin me shume , ne fashen e dyte do jene pensionistet me pension me te larte. Kjo per te ekuilibruar deri diku te ardhurat per pensionistet.
Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe javën tjetër pritet të miratohet edhe në qeveri.
Sipas te dhenave zyrtare te INSTST , inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga viti 2023 deri më tani ka rezultuar 4.1% . Pikerisht kjo do jete shifra qe te behet indeksimi vjetor i te gjitha pensioneve ( 770 mije perfitues) duke filluar nga data 1 tetor 2024.
Fondi për indeksimin e pensioneve për këtë vit është 4 miliardë e 137 milionë lekë.
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.
Ndërsa vitin e kaluar pensionet u indeksuan me 8.6% aq sa ishte Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët nga gushti i 2022- gusht 2023.
Brenda muajit Tetor Qeveria dhe grupi i punes i ngritur posacerisht pritet te njoftojne detaje menyren e ndryshimit të skemës së pensioneve, ku synohet të ketë rritje të diferencuar të pensioneve.
Sipas eksperteve në fokus të reformës së re do të jenë pensionet rurale dhe ato të pjesshme, që do të kenë një rritje të konsiderueshme, dhe më pas do analizohen pensionet e tjera që konsiderohen të larta.

Share