INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Nuk mjafton vetëm rritja e pagës.. Puntoret së pari duan dinjitet..!

Sot në ambientet e KSSH u mblodh Presidenca Ekzekutive e KSSH-së e cila krahas problemeve ditore organizative dhe ekonomike të lëvizjes sindikale , mori në shqyrtim dhe diskutoj me përgjegjësinë e duhur , Nismën qeveritare për një riformulim të gjithë strukturës së piramidës së pagave me synim një rritje të konsiderueshme të tyre.
Presidenca Ekzekutive e KSSH deklaroj se :
KSSH e vlerson kët iniciativë dhe beson tek qëllimi i mirë i saj, por e quan të pa mjaftueshme dhe më shumë një marketing politik për mënyrën si vendoset dhe kohën që merret.
Rritja e pagës mesatare në 900 euro, pa rritur sa dhe si duhet produktivitetin e punës , pa njohur dhe pranuar minimumin jetik zyrtar dhe pa rritur me të njëjtin progresion pensionet dhe asistencat e përkrahjet sociale do vazhdojë të thellojë më shumë padrejtësinë në rishpërndarjen e produktit shoqeror kombëtar.
Çdo rritje page sado e lartë të jetë ajo pa konsultimin dhe pa përfshirjen në vendimmarrje të aktorëve social e bën të pa efektshme dhe prish ekuilibrat sociale të shoqërisë sonë.
KSSH shpreh dyshimet e sajë se rishpërndarja e të ardhurave kombëtare në formën e pagës , pa përmirësuar në fillim mirqeverisjen , pa luftuar informalitetin në ekonomi, pa minimizuar korrupsionin dhe trafikimin e influencave politike , e bëjnë jo dinjitoze kët nismë të rëndësishme politike dhe ekonomike .
Mungesa e dialogut social dhe mos funksionimi i strukturave të tijë në të gjithë nivelet. Mungesa e sigurisë e shëndetit në punë .Mosfuqizimi i Sindikatave si të vetmet përfaqësuese ligjore të puntorëve dhe moskrijimi i hapësirave për punë dhe aktivitet normal të tyre kanë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtojnë në thelb dinjitetin e puntorëve dhe qytetarëve shqiptar.Mungesa e dinjitetit dhe cenimi i personalitetit në mënyrë kolektive të puntorëve zbeh çdo nismë pozitive të marrë në mënyrë të njëanshme nga qeveria , sado pozitive të jetë ajo, përfshi dhe rritjen formale të pagave në një kohë që fuqia blerëse është ulur ndjeshëm.
KSSH kërkon nga qeveria që së pari të kthejë dinjitetin e puntorëve , të forcojë personalitetin e tyre nëpërmjet përfshirjes me rregulla loje të Sindikatave në konsultime dhe vendimmarrje . Vetëm atëhere do ketë efektivitet edhe rritja e pagave dhe çdo veprimtari e vendimmarrje në favor të puntorëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Share