INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për PKPD

Me 26.04.2017 në ambjentet e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mbi programin kombëtar të punës 2017-2021, mes MMSR, Organizatës Ndërkombëtare të Punës ( ILO ) dhe Organizatave të Punëdhënësve, dhe Organizatave të Punëmarrësve në Shqipëri. Nëpërmjet këtij memorandumi: Qeveria Shqiptare, organizatatat e punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), dëshirojnë të bashkëpunojnë me qëllim që të nxisin dhe të zhvillojnë punën e denjë në Shqipëri Palët pohojnë angazhimin e tyre për të bashkëpunuar në zbatimin e Programit Kombëtar të Punës së Denjë për 2017 – 2021. Sa më poshtë janë dakordësuar si prioritete të PKPD: 1. Nxitja e punësimit dhe e mjedisit mbështetës për ndërmarrje të qendrueshme. 2. Dialog efektiv social mes partneritetit trepalësh: qeveri, punëdhënës, punëmarrës 3. Forcimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe partnerëve socialë për një dialog social efektiv. 4. Përmirësimi i mbrojtjes sociale dhe kushteve të punës Përfaqësuesit e ILO në këtë nënshkrim ishin Z. Heinz Koller, Drejtori Rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore dhe Z. Antonio Graziosi, Drejtor i DËT/CO Budapest. Në fund të gjitha palët nënshkruese dolën në një Konferencë për shtyp.

Share