INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Në Zyrat Qëndrore të KSSH-së u zhvillua një takim ndërmjet drejtuesve të KSSH-së dhe Z

Lejo Sibbel, Ekspert i Lartë për Dialogun Social dhe Legjislacionin e Punës, ILO.
Z. Sibbel, zhvilloi vizitën e parë të tij në Shqipëri tashmë I ngarkuar nga ILO si Ekpsert i Lartë për Dialogun Social dhe Legjislacionin e Punës dhe ishte i interesuar për situatën e zhvillimit të dialogut social ndërmjet tre partnerëve social dhe sidomos mbi zbatueshmërinë e legjislacionit të punës dhe konventave të ILO-s të ratifikuara nga shteti Shqiptar mbi marrëdhëniet e punës.
Z. Kol Nikollaj, President I KSSH-së pasi prezantoi KSSH-së dhe zhvillimet e brendshme pozitive të saj, e informoi mbi problematikat që kanë shoqëruar ndër vite dhe nuk po gjejnë zgjidhje në lidhje me partneritetin social në Shqipëri, mosfunksionimin normal të dialogut social në të gjitha nivelet e tij, si dhe veprimet jo ligjore të përsëritura të Ministrisë përgjegjëse për punën në lidhje me mos krijimin e hapsirave për punë normale të sindikatave, mosfunksionimin sa dhe si duhet të strukturave trepalëshe në Shqipëri, si dhe problematikat e krijuara në vitet e fundit me përfaqësimin më Konferencën Vjetore të ILO-s.
Z. Sibbel iu kërkua që të mbështesë sindikatat për kërkesën e tyre për miratimin e një ligji specifik për sindikatat, kontratat kolektive, zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve në punë, si dhe përcaktimin qartë të përfaqësueshmërisë Sindikale dhe votimit sindikal, të cilat në Shqipëri nuk ekzistojnë.
Z. Sibbel e vlerësoi KSSH-së për kontributin që ka dhënë dhe garantoi gjithë mbështetjen e tij për respektimin dhe realizimin e kërkesave të ligjshme të KSSH-së.
Share