INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Ndryshimet e reja në pagat publike dhe ndikimi i tyre te punonjësit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.

PREMTIMET
Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë

“Pagat e mësuesve, punonjësve të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet? Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.

Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.

Share