Sot u mblodh Këshilli Sindikal Pogradec, ku ndër pikat kryesore të diskutimit ishin:
Zbatimi i kontratave aktuale kolektive.
-Kërkesa sipas sektorëve të zbatimit të Kodit të Punës.
Mbështetja e çdo punëmarrësi për ndërhyrjen në mosmarrëveshjet punëdhënës-punëmarrës me ndërhyrjen e ndërmjetësim-pajtimit.
Kërkesa për pagën e 13-të në sektorët sindikalë që nuk ka pagë të 13 dhe shpërblime për fundvitin.
Ndërhyrja e Bashkisë Pogradec në zgjidhjen e trafikut brenda qytetit me rreth rrotullime apo mundësi hapjeje kapilare rruge tek sheshi Europa dhe në hyrje të qytetit problematike në qarkullim.
Pengesa e lëvizjeve të qytetarëve në trotuarë zona e anxhesisë, problem nga bllokimet me arka të tregëtarëve.
Propozimi për treg të ri në ndërtesat e vjetra tashme të kthyera në kosh plehrash dhe tregu nuk u realizua por tregtarët detyrohen të rrinë në kushte jashtë standardeve dhe në trotuare.
Ndërhyrja në sektorin e fasonerive ku tashmë praktika e punës 6 ditë në javë nga 9 – 10 orë pune në ditë pa realizuar as pushimet e festave zyrtare apo pushimet vjetore dhe kërcënimi i punëdhënësve për të mos pasur Sindikatë në këto sektorë të mbështetur edhe nga Inspektorati i punës që e ka detyrim ligjor kontrollin e këtyre subjekteve dhe krijimin e organizimeve kolektive ku në dijeninë tonë në asnjë fasoneri apo ndërmarrje nuk ekziston.
Këto dhe probleme të tjera u ngritën nga drejtuesit e federatave sindikale të rrethit Pogradec.

“Të drejtat kushtetuese nuk negociohen”!…

Shiko më shumë
“Të drejtat kushtetuese nuk negociohen”, deputetët kritikojnë rolin e qeverisë ndaj grevës së minatorëve
reporter.al
“Të drejtat kushtetuese nuk negociohen”, deputetët kritikojnë rolin e qeverisë ndaj grevës së minatorëve