Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) udhëheq perspektivën Europiane e Sindikatave Shqiptare!
Presidenti i KSSH-së u shpreh se:”Për të kuptuar se kush duhet të jetë perspektiva europiane e sindikatave shqiptare, duhet të nisemi nga realiteti aktual dhe roli që ato luajnë në vendet e Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, perspektiva europiane nuk është vetëm një qëllim, por një rrugë transformimi dhe përafrimi me standardet, funksionet dhe ndikimin që kanë sindikatat në vendet anëtare të BE-së”.
- Roli i sindikatave në BE
Në Bashkimin Europian, sindikatat:
- Janë pjesë e dialogut social tripalësh (punëdhënës–punëmarrës–qeveri),
- Marrin pjesë në hartimin e politikave sociale dhe ekonomike.
- Luajnë rol të madh në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, përfshirë në kontraktimin kolektiv, sigurinë në punë, dhe barazinë gjinore, negocimin e pagave dhe shpërblimeve, etj.
- Janë të mirë-organizuara dhe të pavarura ekonomikisht dhe politikisht, duke ruajtur besimin dhe imazhin pozitiv ne publik dhe në anëtarësinë e tyre.
- Gjendja e sindikatave shqiptare
Në Shqipëri, sindikatat:
- Kanë rol të kufizuar në ndikimin mbi politikat publike,
- Janë shpesh të fragmentuara, me mungesë bashkëpunimi mes tyre,
- Pësojnë nga mungesa e transparencës dhe profesionalizmit,
- Kanë rënie të anëtarësimit dhe ndikimit të dobët në sektorin privat.
- Nuk janë gjithmonë partnerë aktivë në dialogun social efektiv me qeverinë dhe biznesin.
- Cila duhet të jetë perspektiva europiane e sindikatave shqiptare?
a) Modernizimi dhe profesionalizimi.
- Sindikatat duhet të përqëndrohen në trajnimin profesional të drejtuesve të tyre në të gjitha nivelet dhe të gjitha profesionet.
- Të adoptojnë praktika moderne të përfaqësimit , negocimit, nënshkrimit të kontratave kolektive dhe ndërmjetësimit të konflikteve e mosmarrëveshjeve kolektive e individuale të punës, sipas modeleve të BE-së.
b) Përfshirje në dialog social real.
Të forcojnë pozicionin e tyre si partnerë të barabartë në tryezat e politikave publike dhe negociatave kolektive.
c) Pavarësi dhe transparence.
Të shkëputen nga varësia politike apo ndikimi ekonomik.
Të funksionojnë me standarde të larta të transparencës dhe përgjegjshmërisë.
d) Zgjerimi i antarësisë dhe përfaqësimi në sektorin privat.
Fokus i veçantë në organizimin e punonjësve në sektorin privat, ku përfaqësimi është aktualisht shumë i ulët.
e) Përafrimi me strukturat sindikale të BE-së.
Anëtarësimi aktiv në federatat sindikale te profesioneve europiane , si dhe në ETUC (European Trade Union Confederation) dhe pjesëmarrje në projektet veprimtarite dhe fushatat e bashkëpunimit ndërkombëtar.
- Përfundim: Kush duhet të jetë kjo perspektivë?
Perspektiva europiane duhet të jetë një sindikatë shqiptare që:
- Përfaqëson me besnikëri, dinjitet dhe forcë interesat e punonjësve.
- Bashkëpunon me partnerët socialë, civile, politik dhe institucionet europiane.
- Merr pjesë në ndërtimin e një tregu pune fleksibël, të drejtë dhe të qëndrueshëm.
- Mbështet barazinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është sindikata shqiptare më e përfaqësuara në vendin tonë dhe është një ndër faktorët serioz të integrimit europian, jo vetëm në retorikë, por në praktikë.


