INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH në Forumin e 10-të të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor – Becic, Mali i Zi (13-14 Maj)

KSSH, si sindikata më përfaqësuese dhe kontribuese në proceset integruese të Shqipërisë, u përfaqësua denjësisht nga Presidenti i saj, z. Kol Nikollaj, në Forumin e organizuar nga Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC).
Z. Nikollaj përcolli mbështetjen e plotë të KSSH-së për Qeverinë dhe Shtetin Shqiptar në përmbushje të objektivit tonë kombëtar siç është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kontributit të shoqërisë civile dhe sindikatave në Paketën e Zgjerimit 2025 të Komisionit Europian (DG ENEST).
U diskutuan sfidat e integrimit të Ballkanit Perëndimor, roli i Komiteteve Konsultative (JCC), si dhe nevoja për përfshirje më të gjerë të shoqërisë civile dhe sindikatat në reformat e integrimit. Rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi për rajonin ku gjithashtu u vlerësua pozitivisht puna e këtyre dy vendeve deri më tani.
Forumi u përshëndet nga personalitete të larta të BE-së dhe rajonit si:
* Znj.Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin nëpërmjet një videokonference.
* Z.Oliver Ropke President i ESSC.
* Z.Nik Gjeloshaj Zv. Kryeministër i Malit të Zi
* ⁠Z.Amer Kapetanovic Sekretar i Përgjithshëm i RCC.
* Z.Andrej Zorka President i Komitetit Shqyrtues për Ballkanin Perëndimor.
* Dhe shumë personalitete të tjera nga shoqëria civile dhe bota akademike nga Ballkani Perëndimor.
Presidenti i KSSH-së ndau gjithashtu vlerësimet për mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve në Shqipëri dhe mbështetjen e qartë të qytetarëve për alternativën europiane duke treguar interes dhe vendosmëri në vazhdimin e përshpejtimin e integrimit të plotë Europian të vendit tonë.
Në përfundim, u miratuan Konkluzionet e Forumit, që do të udhëheqin aktivitetet e EESC në rajon për periudhën 2025-2027.
Share