INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH – MBLEDHJA E ASAMBLESË KOMBËTARE, 25 SHTATOR 2017

SSH – MBLEDHJE E ASAMBLESË KOMBËTARE, 25 SHTATOR 2017. Me datën 25 Shtator 2017, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e radhës të Asamblesë Kombëtare të KSSH. Asambleja diskutoi Planin vjetor të KSSH, ku në fokus ishin: 1. Kontratat Kolektive 2. Paga minimale 28 000 lekë brenda vitit 2017 3. Miratimi i Statusit të Minatorit dhe Metalurgut. Ne mbledhje morën pjesë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të KSSH, përfaqësues të strukturave sindikale të Federatave dhe atyre Vendore. Raportin kryesor në këtë mbledhje e mbajti Z. Kol Nikollaj, President i KSSH duke u fokusuar në problemet e mësipërme. Në mbledhje kanë marrë fjalën dhe shumë sindikalistë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve. Mbledhja është pasqyruar nga shumë media kombëtare dhe rrjete sociale.

Share