Seminar me anëtarë të Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH) anëtare e KSSH-së, punonjës nga Bashkia Vlorë, në kuadër të projektit të ILO-s mbi Konventën 190 të ILO-s “Kundër dhunës dhe ngacmimit në botën e punës” që po zbatohet së bashku ndërmjet KSSH/FSAPSHCSH – dhe ILO, në kuadër të zbatimin të standarteve, si dhe përmirësimin e politikave dhe procedurave të brendshme në frymën e Konventës 190 për përmirësimin e mjedisit të punës dhe shërbimeve të ofruar prej tyre përmes zbatimit të standarteve të Konventës 190 të ILO-s mbi elimimimin e dhunës dhe shqetësimeve në botën e punës. Ky seminar u organizua nga Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH).
Në këtë seminar ishin Z.Kol Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Znj.Anisa Subashi, Zëvëndës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike e Shërbimit Civil të Shqipërisë, Z.Kujtim Myrtaj, Koordinator i KSSH-së për Qarkun Vlorë, Znj.Maria José Chamorro, Specialiste e Zyrës së ILO-s për Europën Qëndrore dhe Lindore, Znj.Zhulieta Harasani, Koordinatorja Rajonale e ILO-s për Shqipërinë, Znj.Fiorela Shalsi, Koordinatore e Projektit dhe Prof. Dr. Arta Mandro Eksperte e Lartë e ILO-s për këtë projekt.
Presidenti Nikollaj, në emër të KSSH, por edhe të FSAPSHCSH falenderoi punonjësit e Bashkisë Vlorë që jo vetëm janë bërë pjesë e FSAPSHCSH, por edhe kanë shprehur gatishmërinë për të qënë pjesë aktive duke theksuar se do të kenë mbështetjen e plotë të KSSH-së/FSAPSHCSH për çdo çështje.
Znj.Maria José Chamorro theksoi se ILO do të vijojë mbështetjen teknike për KSSH-në në zbatimin e nismave që mundësojnë mjedise pune të shëndetshme për punonjësit e bashkive dhe për pasojë, shërbime më cilësore nga ana e tyre për komunitetin.
Më tej, seminari vazhdoi me dy lektoret:
-Znj.Anisa Subashi, informoi mbi ILO-n, instrumentat ligjore që ajo ka, Konventën 190, punën e bërë nga KSSH
-Prof. Dr. Arta Mandro


