INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konventa 190 e ILO-s:KSSH dhe Bashkia Vlorë ndërmarrin hapa të përbashkët për mjedise të sigurta pune.

Takim ndërmjet Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Z.Ermal Dredha, Zëvendës Kryetares Znj.Irena Toshkanaj dhe Z.Kol Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Znj.Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH), Z.Kujtim Myrtaj, Koordinator i KSSH-së për Qarkun Vlorë dhe Znj. Maria José Chamorro, Specialiste e Zyrës së ILO për Europën Qëndrore dhe Lindore, lidhur me përmirësimim e politikave dhe proçedurave të brendshme në frymën e Konventës 190 të ILO për eliminimim e dhunës dhe shqetësimeve në punë.

Kryetari i Bashkisë Vlorë shprehu gatishmëri dhe mbështetjen e plotë për këtë shërbim të ofruar nga KSSH/FSAPSHCSH në funksion të demokratizimit të mëtejshëm të funksionimin të brendshëm të Bashkisë, për një mjedis pune të qetë, miqësor, etik dhe profesional. Ai vlerësoi FSAPSHCSH për bashkëpunimin e deritanishëm dhe se padyshim që janë të gatshëm për çdo çështje që lidhet me punonjësit, por edhe që janë në të mirë të gjithë komunitetit.

Znj.Anisa Subashi falenderoi Kryetarin për gatishmërinë që ka treguar në çdo çështje që FSAPSHCSH ka adresuar dhe bashkëpunimin pozitiv, si dhe për çështjen e Konventës 190 të ILO “Kundër dhunës dhe ngacmimit në botën e punës”, ku për KSSH është shumë i rëndësishëm, pasi ka qënë promotori dhe nxitësi për ratifikimin e tij nga Parlamenti Shqiptar, ku padyshim një falënderim dhe meritë i takon Kryeministrit Edi Rama, që jo vetëm pranoi kërkesën e KSSH-së me datë 7 Tetor 2019, por edhe e ndoqi dhe shtyu procesin deri në ratifikimin e tij. Gjithashtu falenderoi Maria José Chamorro për rëndësinë që i ka dhënë kësaj çështje dhe KSSH-së duke ardhur posaçërisht për këtë takim dhe seminar.

ILO do të vijojë mbështetjen teknike për KSSH-në në zbatimin e nismave që mundësojnë mjedise pune të shëndetshme për punonjësit e bashkive dhe për pasojë, shërbime më cilësore nga ana e tyre për komunitetin.

Share