Në kuadër të 28 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Punëtorëve të aksidentuar dhe vdekur në vendin e punës, KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, si çdo vit, mlodhi sot në një Konferencë Kombëtare drejtues dhe aktivistë nga të gjitha profesionet dhe nga i gjith territori i vendit, si dhe drejtues Kombëtar dhe Rajonal të KSSH-së, partnerë të KSSH, si dhe Koordinatorja Kombëtare e ILO-s në Shqipëri, Znj. Zhulieta Zhulieta Sina Harasani
Znj. Anisa Subashi, Zv.Presidente e KSSH, në hapjen e kësaj konference theksoi se, 28 prilli është një ditë, në të cilën sindikatat kudo në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale në punë dhe prandaj, sot ndalemi për të kujtuar ata që shkuan në punë dhe nuk u kthyen tek familjet ose të dashurit e tyre, dhe ata që humbën shëndetin e tyre.
Znj. Zhulieta Harasani, Kordinatorja Kombetare e ILO-s për Shqipërinë, në fjalën e saj bëri një prezantim duke theksuar se AI dhe automatizimi po ndryshojnë mënyrën se si punojmë—por a po ecim në hap me sigurinë dhe shëndetin? Një raport i ri i ILO-s shqyrton se si mjetet dixhitale riformësojnë sigurinë dhe shëndetin në punë.
• Robotika e avancuar po largon punëtorët nga
detyrat e rrezikshme dhe mjediset e rrezikshme, të
tilla si zonat operacionale me rrezik të lartë dhe
ekspozimet ndaj temperaturave ekstreme dhe
substancave toksike.
• Ekzoskeletonët, robotikët e veshur i mbështesin
punëtorët në punë të vështira zike për të
reduktuar tendosjen zike dhe lodhjen, duke
minimizuar çrregullimet muskuloskeletore.
• Automatizimi i çliron punëtorët nga detyrat e
përsëritura ose monotone, duke i lejuar ata të
fokusohen në punë më komplekse dhe më tërheqëse.
Z. Kol Nikollaj, President i KSSH theksoi se KSSH iu bashkangjit këtë vit fokusit dhe thirrjes së ILO dhe ITUC/ETUC për tia kushtuar këtë vit, jo vetëm ndërgjegjësimit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP), por edhe dy çështjeve që tashmë janë edhe kryefjala e punës në Konferencën Ndërkombëtare të ILO-s, në Qershor, ku ekspertët e të tre palëve, Qeveri – Sindikata – Punëdhës, do të punojnë fort për 2 javë për të vënë standarte ndërkombëtare.
Ai theksoi se “Rregullorja e SSHP është shkruar me gërma gjaku”, sepse ka ndodhur një aksident apo humbje jete pa janë rregulluar me standarte dhe ligje dhe prandaj KSSH prej 20 vitesh e përkujton këtë ditë për të rritur ndërgjegjësimin dhe theksuar zbatimin e ligjit dhe parandalimin.
Ndërsa inteligjenca artificiale dhe mjetet dixhitale riformësojnë botën e punës, ne duhet të sigurohemi që ato t’i bëjnë vendet e punës më të sigurta, më të drejta dhe më gjithëpërfshirëse.
Znj. Subashi informoi se, KSSH ia ka dedikuar sloganin e saj në këtë ditë, dhënies së mesazhit, ku I është bashkuar fushatave ndërgjegjëse të ITUC/ETUC dhe ILO me qëllim përqendrimin e vëmendjes kombëtare dhe ndërkombëtare mbi:
Inteligjencës Artificiale
ILO: “Teknologjia duhet të mbrojë, jo të zëvendësojë, të drejtat e punëtorëve” dhe ” Ta bëjmë Inteligjencën artificiale të punojë për punëtorët”.
International Trade Union Confederation: Luc Triangle, Sekretari i PërgjithshëmI ITUC: “Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në epokën e dixhitalizimit dhe inteligjencës artificiale është thelbësore. Shumë shpesh inteligjenca artificiale po përdoret jo si një mjet për progres, por si një armë kundër punëtorëve”, prandaj ITUC po e përdor Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Punëtorëve të këtij viti, 28 prill, për të bërë thirrje për veprime urgjente për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e punëtorëve në epokën e dixhitalizimit dhe inteligjencës artificiale (IA).
ITUC bën thirrje për:
• Përfshirje të plotë të sindikatave në projektimin dhe vendosjen në vendin e punës të inteligjencës artificiale.
• Teknologji transparente dhe e përqendruar te njeriu që mbështet të drejtat dhe sigurinë.
• Një Konventë të detyrueshme të ILO-s mbi punën në platforma për të mbrojtur të gjithë punëtorët në ekonominë dixhitale.
. Punonjësit e Platformës
KSSH i është bashkuar që në fillim të saj Fushatës Globale të ITUC:
Le të kërkojmë një Konventë të ILO-s për të garantuar të drejtat për TË GJITHË punonjësit e platformave.
“Punëtorët e Platformës janë kudo — duke shpërndarë ushqim, duke ju çuar në shtëpi, duke u kujdesur për të dashurit dhe më shumë.
Por shumë prej tyre po u mohohen të drejtat themelore. Pa pagesë të drejtë. Pa mbrojtje. Pa zë.
Është koha ta ndryshojmë këtë”
ILO: Ku këtë vit, në axhendën e saj të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, ka vënë diskutimin për të vendosur një standart, Konventë, Rekomandim, për punonjësit e platformës.
Z. Neshat Zeneli, Studiues dhe Profesor i të Drejtës së Punës në referatin e tij u përqëndrua në një informacion mbi Inteligjencën Artificiale, përkufizimin, dixhitalizimi: përfitimet dhe rreziqet që sjell, propozimin nga ITUC për një Konventë të ILO, Punonjësit e Platformës, diskutimet dhe propozimet e ITUC dhe Konfederatave, kuadtin ligjor në Shqipëri dhe BE për SSHP, përqasja e tyre në kuadër të integrimit europian, statistika, etj.