“Sindikatat evropiane janë të përkushtuara për të ofruar një marrëveshje të drejtë për punëtorët në një botë në ndryshim”
Kol Nikollaj, President i KSSH dhe Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë, morën pjesë në Konferencën e Mes-Mandatit të ETUC në Beograd, ku morën pjesë më shumë se 300 sindikalistë nga e gjithë Evropa nga Konfederatat në të gjithë Evropën, ku nga Shqipëria ishte KSSH.
Gjatë Konferencës drejtuesit e KSSH-së zhvilluan takime me shumë kolegë të Konfederatave Europiane, por jo vetën, si: Esther Lynch, Sekretare e Përgjithshme e ETUC, Wolfgang Katzian, President I ETUC dhe President I Konfederatës Austriake – ÖGB dhe gjithë grupit pjesëmarrës të ÖGB, Stefan Löfven, President i Partisë së Socialistëve Evropianë, Oliver Röpke, President i EESC, Konfederatat Serbe, ETF, EFFAT, industriAll Europa, EPSU, etj
Gjatë bisedës me Esther Lynch, Sekretaren e Përgjithshme të ETUC, I kërkuam edhe një mision në Shqipëri, për të cilën ajo e përmendi edhe gjatë fjalimit mbyllës të Konferencës.