INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferenca e Mes-Mandatit të ETUC 2025

“Sindikatat evropiane janë të përkushtuara për të ofruar një marrëveshje të drejtë për punëtorët në një botë në ndryshim”
Konfederata Evropiane e Sindikatave (ETUC) organizoi Konferencën e saj Mes-Mandatit në Beograd, ku morën pjesë më shumë se 300 sindikalistë nga e gjithë Evropa nga Konfederatat në të gjithë Evropën, ku nga Shqipëria ishte KSSH, përfaqësuar nga Kol Nikollaj, President i KSSH dhe Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë.
Gjatë Konferencës kishte disa panele diskutimi politike mbi:
Një axhendë progresive për të ofruar një marrëveshje të drejtë për punëtorët në një botë të ndryshuar, me folës:
Yolanda Diaz, Zëvendëskryetare e Dytë e Qeverisë së Spanjës dhe Ministre për Punën dhe Ekonominë Sociale
Justin Madders, Ministër i Mbretërisë së Bashkuar për të Drejtat e Punësimit, Konkurrencën dhe Tregjet
Korina Schumann, Ministre Federale për Punën, Çështjet Sociale, Shëndetësinë, Kujdesin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Republikës së Austrisë
Një model i ri ekonomik dhe social: rishpërndarja e pasurisë dhe pushtetit, sigurimi i vendeve të punës cilësore, me folës:
Oliver Röpke, President i EESC
Veronica Nillson, Sekretare e Përgjithshme e TUAC
Një axhendë progresive për të ofruar një marrëveshje të drejtë për punëtorët në një botë të ndryshuar, me folës:
Stefan Löfven, President i Partisë së Socialistëve Evropianë
Të gjithë Folësit shprehën rëndësinë e bashkëpunimit me Sindikatat, përfshirjes reale të tyre në çdo vendimmarrje, të dialogut social, shtyllës sociale europiane dhe se nuk mund të ketë progres dhe demokraci pa pasur këto.
Share