INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Këshilli Konsultativ Trepalësh Rajonal Qarku Fier

Mblidhet Këshilli Konsultativ Trepalesh Rajonal I Qarkut Fier, ku KSSH mbështetur në Kodin e Punës dhe VKM përkatëse, si dhe kriteret e përfaqësueshmërisë dhe në ballafaqimin e dokumentave të kërkuara është Sindikata absolutisht më e përfaqësuara në këtë Qark.
Nga grupi i punëmarrësve prej 5 anëtarësh, KSSH përfaqësohet me 4 anëtarë nga Federatat me Kontrata Kolektive Pune në nivel kombëtar dhe rajonal.
Në takim u prezantua përbërja institucionale e komisionit, u diskutua rregullorja sipas së cilës do të operojë komisioni, etj.
Rrapo Isufaj, Kordinatori i KSSH Qarku Fier, në fjalën e vet theksoi rëndësinë politike të këtij komisioni për zgjidhjen e problemeve social-ekonomiko-politiko- shoqerore, për përsosjen e marrëdhënieve në fushën e punës dhe krijimin e një atmosfere bashkëkohore mes aktoreve: shtet, punëdhënës e punëmarrës.
Ai uroi që komisioni tëbmos mbetet në kuadrin e një fasade të bukur ligjore, por ti japi gjerëmarrje të gjerë, nën optiken e një vizioni bashkëkohor të gjitha problematikave social-shoqerore që lindin si rrjedhojë e morespektimit të legjislacionit në fushën e punës.
Share