Në mbledhjen e radhës së Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore u analizuan dhe u miratuan treguesit kryesorë të projektbuxhetit afatmesëm për vitet 2026–2028.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), e përfaqësuar nga Z.Kol Nikollaj, President i KSSH-së, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Administrativ.
Gjatë diskutimeve u miratuan tavanet buxhetore për vitin 2026 që janë parashikuar në 204 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 11.7 miliardë lekësh krahasuar me tavani e vitit 2025.


