nspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me mbështetjen e Agjencisë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) organizoi seminarin me temë: “Rritja e ndërgjegjësimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në koherencë me strategjitë e BE-së”, me pjesëmarrës të organizatave të punëdhënësve, punëmarrësve, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë që operojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
👥KSSH përfaqësohej nga 6 Drejtues Kombëtar të Federatave.
Në praninë e Znj.Irida Qosja, Zv/Kryerinspektor/Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Punë ISHPSHSH-së, EU-OSHA: z. Michele Dinelli, menaxher i projektit IPA, EU-OSHA: z. Ioannis Anyfantis, Menaxher i projektit të kërkimit, Károly György, ish-sekretar ndërkombëtar në Konfederatën Hungareze të Sindikatave / MASZSZ, ILO: znj. Zhulieta Harasani, koordinatore e ILO-s për Shqipërinë u diskutuan;
✅ Rritja e ndërgjegjësimit për strategjitë e BE-së për SSHP.
✅ Strategjia dhe politikat e BE-së për SSHP.
✅ Roli i Inspektorateve të Punës në Vendet Anëtare të BE-së
✅ Rëndësia e Dialogut Social.
✅ ILO dhe strategjitë kombëtare të SSHP.
✅ Strategjia kombëtare e SSHP-së në Shqipëri.
📌 Objektivi i seminarit është të ndërgjegjësojë dhe të promovojë një kulturë dhe mjedis pune të sigurt
dhe të shëndetshëm, duke përqëndruar veçanërisht në zvogëlimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.
Realizimi i këtij qëllimi është i lidhur ngushtë me Planin e Veprimit të Dokumentit Politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për periudhën 2024-2030.
✅ Monitorimi, zbatimi dhe promovimi i një kulture SSHP në vendin e punës.
📌 Për të përmbushur plotësisht qëllimin e një mjedisi pune të sigurt dhe të shëndetshëm, është e rëndësishme që të vazhdohet bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të të gjithë aktorëve të përfshirë.
KSSH angazhohet në mënyrë aktive në punën për hartimin e politikave dhe marrin pjesë në nismat e financuara nga donatorët, duke kontribuar në formulimin e strategjisë për SSHP-në.