INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Forumi i zgjerimit: “Ndërtimi i një të ardhmeje gjithëpërfshirëse në një BE të zgjeruar: Roli i dialogut social, shoqërisë civile dhe angazhimit të të rinjve”

Znj.Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Znj.Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH-së, në cilësinë e Anëtareve Kandidate për Zgjerim (ECM), ishin të ftuar nga EESC – Këshilli Europian Ekonomik e Social në Forumin e organizuar në Bruksel.

Z.Oliver Röpke, President i EESC theksoi se:

Zgjerimi është më shumë sesa një strategji gjeopolitike, është një premtim demokratik. Në Forumin tonë të Zgjerimit, ne kërkojmë korniza ligjore në vendet kandidate që fuqizojnë organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët socialë (sindikatat) për të formësuar, monitoruar dhe zbatuar në mënyrë aktive reformat.

Dy pika kryesore:
– Të rinjtë nga vendet kandidate duhet të jenë në zemër të procesit të zgjerimit;
– Iniciativa jonë për Vendet Kandidate të BE-së po hyn në një fazë të re, me fonde të reja të BE-së të siguruara deri në vitin 2027 për të zgjeruar përfshirjen dhe për të thelluar angazhimin e shoqërisë civile dhe partnerëve socialë.

Partnerët Socialë, shoqëria civile dhe të rinjtë në vendet kandidate jo vetëm që duhet të dëgjohen, por edhe të fuqizohen për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Evropës.

Share