INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Fjalimi i Delegacionit të Shtetit Shqiptar në Sesionin 113 të Konferencës Ndërkombëtare të Punës.

Zëvëndës Ministrja e MEKI, Olta Manjani, në fjalën e saj foli mbi angazhimin e thellë të Shqipërisë në:
Përparimin e drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm, ku Shqipëria është e angazhuar nëpërmjet Koalicionit Global për Drejtësi Sociale.
Angazhimit Kombëtar dhe ndërkombëtar nëpërmjet Përshpejtuesit Global për punë dhe mbrojtje sociale me tranzicion të drejtë.
Programin Kombëtar të Punës së Denjë 2023-2026, në bashkëpunim me ILO dhe partnerët social.
Startegjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi dhe Garancia Rinore, për të krijuar punë cilësore dhe mundësi të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Nëpërmjet skemës së Garancisë Rinore deri tani rreth 600 të rinj i janë shtuar tregut të punës.
Dokumenti Politik u Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2025-2030.
Dixhitalizimi i inspektimeve në Punë
Dialogu Social dhe Integrimi Europian, ku në Prill të 2025 është inauguruar edhe Komiteti i Përbashkët Konsultativ ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit Social Ekonomik Europian (EESC).
Reforma në Pensione, si një angazhim për të adresuar mbrojtjen sociale, rritjen e pensioneve dhe sidomos pensionin Social me 50%, për të përmirësuar drejtësinë dhe qëndrueshmërinë.
Share