Z.Kol Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH), ishin të ftuar në Festën Kombëtare Franceze nga Ambasadorja Franceze Catherine Suard.
Në këtë ceremoni zyrtare Ambasadorja Catherine Suard theksoi se në këtë vit të jashtëzakonshëm, të shënuar nga vizita e dytë e Presidentit të Republikës Franceze në Shqipëri, shprehim vlerësimin dhe angazhimin tonë në mbështetje për Shqipërinë.
Gjatë ceremonisë u bënë dekorime duke vlerësuar me Medalje të Mbrojtjes Kombëtare.


