Sindikatat sot në Shqipëri përballen me një përzierje sfidash strukturore, institucionale, ligjore dhe kulturore që kufizojnë efektivitetin e tyre.
Zv.Presidentja e KSSH në diskutimin dhe miratimin e Strategjisë afatmesme të Edukimit dhe Trajnimit Sindikal të KSSH-së 2025-2027 u shpreh se :
“KSSH po punon me përkushtim për demokratizimin dhe forcimin e të gjithë strukturave të saj.” Prandaj për të arritur ndryshim real, kërkohet:
1. Pavarësi më e madhe nga politika.
2.Rritja e besimit tek punëtorët nëpërmjet transparencës me punëtorët dhe me publikun.
3. Konsolidimi, Pavarësia dhe Transparenca financiare e sindikatave.
4. Angazhim më i mirë i tyre në sektorin privat/informal.
5. Fuqizim i zbatimit të ligjeve të punës, dhe miratim i ligjit të posaçëm për sindikatat, kontratat kolektive dhe zgjidhjen miqësore të konflikteve të punës.
6. Bashkëpunim me të gjithë aktorët civil dhe social si dhe Unifikim në mes të sindikatave brënda KSSH-së, për strategji dhe veprimtari e zgjidhje me dobi kolektive.
7.Teknologjia dixhitale është një mjet, por edhe një fushë e re beteje për sindikatat. Prandaj KSSH do angazhohet në:
* Organizimin online – Sindikatat përdorin platformat dixhitale për të komunikuar me anëtarët, organizuar fushata dhe mobilizuar punëtorët. * Mbrojtjen e punëtorëve të platformave – Sindikatat po përpiqen të përfaqësojnë punëtorët e ekonomisë dixhitale (si shoferët e Uber, dërguesit e ushqimit etj.), të cilët shpesh nuk kanë kontrata të rregullta.
* Mbledhjen e të dhënave – Teknologjia dixhitale ndihmon sindikatat të analizojnë kushtet e punës dhe të ndërhyjnë më efektivisht.
* Sfidën për rregullim – Sindikatat angazhohen në debate për të siguruar që platformat dixhitale të zbatojnë të drejtat e punëtorëve dhe ligjet e punës.


