Znj. Anisa Qose, Sekretare e Përgjithshme e Federatës e Sindikatave të Punonjësve të Bujqësisë, Ushqimit, Pylltarisë, Peshkimit dhe Ambjentit të Shqipërisë (FSPBUPPASH) mori pjesë në debatin mbi Vlerësimin Parandalues për Korrupsionin në Projektligjin ” Për Paketën e Maleve”, ku fokusi kryesor i diskutimeve ishte kuadri ligjor, ndër të cilat:
Strategjia ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor.
Strategjia e zhvillimit të Agroturizmit
Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve.
Integrimit Evropian.
Ky projektligj synon që të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta për orientimin e tyre zonave rajonale / lokale të qeverisjes vendore.
Objektivat e vlerësimit parandalues për korrupsion nxjerrin si domosdoshmëri:
Parandalimi i korrupsionit duke dhe përjashtuar faktorët e rrezikut të korrupsionit nga projektligji.
Informimi i autoriteteve publike dhe publikut të gjerë për faktorët e rrezikut dhe rreziqet e korrupsionit te identifikuara në projekt -aktet ligjore.
Sigurimi i një mbrojtjeje shtesë për qytetarët që aktet ligjore në Republikën Shqiptare të jenë në përputhje me interesin Publik.