INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Dialog për Integrimin Europian dhe Sigurinë Ushqimore.

Sot u zhvillua takimi ndërgjegjësues i organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania, me temë:
“Ecuria e adresimit të rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian 2025 në fushën e sigurisë ushqimore dhe sfidat në kuadër të procesit të negociatave për Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia, Kohezioni’ / Kapitulli 12.”
Takimi u konceptua si një forum i hapur dialogu mes Kuvendit, institucioneve qeveritare dhe grupeve të interesit, duke vënë theksin te siguria ushqimore si një nga fushat më të rëndësishme dhe sfiduese të procesit të negociatave me Bashkimin Europian.
KSSH u përfaqësua në këtë aktivitet nga Presidenti Z. Kol Nikollaj, i cili mori pjesë në diskutimet mbi nevojën e forcimit të kuadrit ligjor, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore “nga ferma në tavolinë”, në përputhje me kërkesat e BE-së.
Aktiviteti u përshëndet nga përfaqësues të lartë institucionalë dhe përfshiu diskutime të gjera me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore, biznesit, shoqërisë civile, agrobiznesit dhe botës akademike, duke nxitur bashkëpunimin dhe përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve në procesin e integrimit europian.
Takimi u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare web dhe në rrjetet sociale të Kuvendit.
Angazhimi i KSSH-së mbetet i vazhdueshëm për të kontribuar në ndërtimin e politikave të qëndrueshme që garantojnë sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, në përputhje me standardet europiane.
Share